Kështu mund të duken pas 20 vitesh ata që punojnë në zyre

0
Gjigandi

Një studim i fundit që është bërë me persona që punojnë në zyre, shpërfaqë pamjen se si do të dukeshin pas 20 vjetësh.

Eksperimenti ka treguar se trupi ynë do të deformohej thuajse i tëri, e kjo krejt si shkas i punës ulur në zyre, pa lëvizur, përcjell Skynews.

Autori i raportit “Puna e së Ardhmes”, William Higham, e ka modeluar një grua që e ka quajtur Emma, e cila duket me gërb e me bark të lëshuar. Sipas raportit, puna në zyre po shkatërron shëndetin e njeriut dhe me kohë, do të sjellë probleme të shumta shëndetësore.

Edhe fundi i këmbëve, pavarësisht peshës, do të jenë të fryra për shkak se nuk lëvizni.

Sytë tuaj, parashihen të jenë gjithnjë të kuq pasi qëndroni vazhdimisht para ekranit.

RonaTyra

Higham, thotë se nëse s’merreni me aktivitete fizike, të lëvizni e vraponi sa më shumë, pa dyshim se “do të përfundoni si Emma”.

“Nëse ne vet s’bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë të punës, të tilla si lëvizjet e shumta, trajtimi i qëndrimit tonë në tavolinat tona, marrja e pauzave të rregullta, të qëndrojmë në këmbë të paktën çdo 20 minuta, qëndrimi ulur në zyrat tona do të na bëjë shumë të sëmurë”, thotë autori i studimit.

Sipas raportit që u bë në Britaninë e Madhe, më shumë se 90 për qind e punonjësve nëpër zyra vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore. Prej tyre, afër 50 për qind vuajnë nga problemet me kurriz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu