Këshilla për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut

0
Gjigandi

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur ndryshe si hipertension, është një gjendje shëndetësore që prek shumicën e njerëzve në botë.

Kjo gjendje shëndetësore mund të çojë në atak kardiak, goditje në tru dhe madje mund të shkaktoje edhe humbje të shikimit.

Por, cilat janë disa nga këshillat për të mbajtur nën kontroll tensionin?

Humbisni në peshë

Ekspertët thonë se rënia në peshë është hapi më efikas për uljen e tensionit të gjakut. Sipas tyre, edhe humbja e dy kilogramëve mund të ulë tensionin e gjakut.

RonaTyra

Kufizoni përdorimin e kripës

Kripa është një nga produktet më tinëzare që e gjen rrugën në tryezat tona. Ushqimet industriale që blejmë në supermarkete janë të tejmbushura me kripë. Sasia e rekomanduar ditore e kripës për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut është 1,500 mg në ditë, ekuivalente me një majë luge çaji. Ekspertët rekomandojnë që kur të blini ushqime të gatshme në supermarket të lexoni me kujdes etiketat që të zbuloni sasinë e vërtetë të kripës. Produktet më të kripura janë ato të brumit, picat, proshutat, sallamat, supat dhe paninet e gatshme.

Lëvizni

Ekspertët rekomandojnë që të kryeni të paktën gjysmë ore në ditë aktivitet fizik për pesë ditë me radhë. Zgjidhni aktivitetin e preferuar fizik dhe lëvizni në të mirë të shëndetit.

Ngritja e peshave të lehta

Ngritja e peshave të lehta është një aspekt i rëndësishëm i aktivitetit fizik. Gratë humbasin shumë masë muskulore me kalimin e moshës ndaj ngritja e peshave është e domosdoshme për rimëkëmbje.

Kujdes me alkoolin

Pirja e tepërt dhe e shpeshtë e pijeve alkoolike mund të rrisë ndjeshëm tensionin e gjakut, ndaj ekspertët rekomandojnë që të tregoni kujdes.

Stresi

Hormonet e stresit ngushtojnë enët e gjakut dhe rrisin tensionin. Stresi i vazhdueshëm mund të nxisë vese jo të mira që rrezikojnë shëndetin kardiovaskular. Këtu përfshihen ngrënia e tepërt, gjumi i pakët dhe abuzimi me substanca të ndryshme dhe alkoolin. Kjo është arsyeja përse eliminimi i stresit duhet të jetë prioriteti juaj i parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu