Pas Presidentit, edhe LSI sulmon ambasadorët: Tufë horrash që duan ta shndërrojnë Kushtetutën në leckë

0
Gjigandi

“Ne Shqiperi nje tufe horrash, kane vjedhur e kapur qeverisjen e vendit dhe duan ta shnderrojne Kushtetuten ne lecke kembesh per te fshire kepucet e krimineleve dhe trafikanteve, kështu shkruan në një status në facebook, Petrit Vasili i LSI, duke qëndruar në një vijë me presidentin Meta në sulmin ndaj ambasadorëve.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Te bejne detyren e tyre sepse jane ketu per te garantuar interesat e vendeve te tyre, te cilat i kane te parat dhe te vetmet dhe jo te Shqiperise.
Ndaj te flasin per ato, qe u lejon detyra dhe mandati i tyre dhe te lene menjane solidaritetin e gishtit te ambasadorit dhe te kapjes se shtetit”, thotë më tej Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Solidariteti diplomatik i gishtit te ambasadorit dhe i kapjes se shtetit si veprim antishteteror!!
Ne Shqiperi nje tufe horrash, kane vjedhur e kapur qeverisjen e vendit dhe duan ta shnderrojne Kushteten ne lecke kembesh per te fshire kepucet e krimineleve dhe trafikanteve.
Diplomate te çartur u ngrene gishtin protestuesve te cileve horrat e pushtetit u vjedhin pronen,i arrestojne dhe i dhunojne.
Ngrene gishtin keta diplomate dhe ca te tjere guxojne tu bejne edhe avokatine atyre.
Keta avoketerit diplomatike te gishtit bejne edhe avokatin e shkeljes se Kushtetutes dhe kapjes se Gjykates Kushtetuese nga rilindja
Po a skuqen ndonjehere keta, edhe te paret edhe te dytet?
A guxon dot ndonje ambasador shqiptar tu ngrere gishtin protestuesve ne vendet e tyre?
A guxon ndonje ambasador shqiptar te diskutoje vendimet e Presidenteve te tyre?
A guxon ndonje ambasador shqiptar te jape mend e zgjidhje per Kushtetuten e vendeve te tyre?
Pergjigja eshte shume e qarte dhe e thjeshte:Asnje ambasador shqiptar as e ben dot,as e ka bere dot dhe as i lejohet qe ta beje kete ne asnje kryeqytetet te Europes dhe askund ne bote.
Po njesoj dhe pa asnje gram ndryshim jane edhe diplomatet e huaj ketu ne Shqiperi.
S’kane asgje me shume se ambasadoret tane ne vendet e tyre.
Ndaj te bejne detyren e tyre sepse jane ketu per te garantuar interesat e vendeve te tyre, te cilat i kane te parat dhe te vetmet dhe jo te Shqiperise.
Ndaj te flasin per ato, qe u lejon detyra dhe mandati i tyre dhe te lene menjane solidaritetin e gishtit te ambasadorit dhe te kapjes se shtetit.
Ka mjaft diplomate burra dhe gra te nderuar, qe e kryejne sic duhet dhe me integritet detyren e tyre ye perfaqesimit.
Por ka edhe disa diplomate te tjere, te cilet shqiptaret po i shohin teksa shfaqen si solidare te gishtit.
Solidariteti diplomatik i gishtit dhe avokatia diplomatike e kapjes se shtetit e ka lene Shqiperine jashte Europes,qe na shton kushte vazhdimisht,e ka bere Shqiperine te jete e treta ne bote per korrupsion dhe e ka bere baze te krimit te organizuar per grupet kriminale ne SHBA,Europe,Amerike Latine dhe Lindjen e Mesme sic deklaron Departamenti Amerikan i Shtetit.
Per keto duhet te flasin keta, sepse krimi dhe trafikantet, qe ushqen rilindja cenojne edhe interesin e vendeve te tyre.
Por keta nga zelli i tepruar per te bere avokatine e rilindjes “cuditerisht” po harrojne edhe vendet e tyre!?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu