Ke spinaq në kuzhinë? Ok, ja pse duhet ta nisësh ditën me të

0
Gjigandi

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm i ditës dhe dietologët vazhdimisht këshillojnë një green smoothie, sidomos nëse po përpiqesh të mbash nën kontroll kilogramët, të biesh nga pesha apo qoftë edhe të mbash një regjim ushqimor të shëndetshëm.
Një smoothie me spinaq është vërtet një nisje e shijshme e ditës. Nuk do të ndiesh uri gjatë ditës, as dobësi, as lodhje.

Po cilat janë vlerat e spinaqit që kaq shumë rekomandohen nga nutricionistët dhe dietologët?

Një omletë me spinaq në mëngjes është një zgjidhje e mirë, por edhe nëse nuk ke kohë për ta bërë këtë, mjaftojnë disa gjethe spinaq të shtrydhura apo të përziera me fruta të tjera në një smoothie.
Dhe ja pse:

Së pari, spinaqi është një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Është i pasur me vitamina (A, C, E, K, B6) minerale, fibra, proteina, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Lufton radikalet e lira. Siç dihet, radikalet e lira janë armiku ynë kryesor. Radikalet e lira janë molekula të dëmshme që kanë efekt negativ mbi qelizat tona dhe nxisin sëmundje të ndryshme (deri edhe tek ato vdekjeprurëse). Radikalet e lira luftohen nga antioksidantët, të cilët parandalojnë dëmtimin e qelizave. Spinaqi është shumë i pasur me antioksidantë.

RonaTyra

Ushqen lëkurën dhe flokët. Duke qenë i pasur me vitaminë A dhe C, spinaqi ndihmon për të rigjeneruar indet në trup, veçanërisht të lëkurës dhe flokëve. Vitamina A është e nevojshme për prodhimin e vajit natyror që i mban flokët të hidratuar. Po kështu, edhe vitamina C, një tjetër komponent që ndihmon në prodhimin dhe ruajtjen e kolagjenit. Spinaqi është i pasur edhe me hekur – mungesa e të cilit i dëmton dhe i rrëzon flokët. Shumë studiues janë të sigurt se mungesa e hekurit shkakton menjëherë rënie flokësh.

Po kështu, spinaqi:

Mbron nga sëmundjet e zemrës

Mbron nga sëmundjet e mushkërive

Parandalon dhe trajton simptomat e kancerit

Mban nën kontroll presionin e gjakut

Ndihmon tretjen

Forcon kockat etj.

Receta e mëngjesit me spinaq:

Përbërësit:

Disa gjethe mesatare spinaq (5 deri 10)

2 mollë, të prera përgjysmë

2 karota mesatare

2 degë selino

1/2 limon

2 copa xhenxhefil të grira

Përzieji të gjithë përbërësit në blender. Molla, karota, limoni dhe xhenxhefili do t’i japin spinaqit më shumë shije në mëngjes. Ditë të mbarë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu