Mjekja imazheriste, Albana Shahini e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa foli për faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit, tregoi edhe si mund të vetëkontrollohemi.
Nëpërmjet vetëkontrollit gratë e prekura nga kanceri, do kenë mundësi ta evidentojnë atë që në momentet para, për t’iu nënshtruar më pas ekzaminimeve.
Gazetarja: Si zbulohet kanceri i gjirit? Cilat janë mënyrat që fillimisht mund të vetëkontrollohemi dhe më pas të shkojmë edhe drejt ekzaminimeve të tjera më të specializuara?
Shahini: Vetëkontrolli është shumë i rëndësishëm. Të gjitha gratë dhe vajzat sikundër shohim fytyrën tonë për ditë apo sikundër shohim çdo lloj defekti minimalist që mund të shohim, ashtu duhet të kujdesemi dhe të kontrollojmë edhe gjirin. Një kontroll i përjavshëm në dush, duke u larë, thjeshtë ta kontrollosh gjirin nga periferia drejtë papilës, kokës së gjirit, në mënyrë rrethore me mollëzat e gishtave Vetë individi mësohet me strukturën e gjirit të vet dhe arrin që të dallojë edhe gjëra shumë të vogla.
Sikundër më ka ndodhur që shumë gra thonë që unë kam prekur vetë një zonë që më është dukure e re dhe nuk e kam pasur më përpara dhe shpesh herë rezukltojnë të jenë të sakta në evidentimin e këtyre informacioneve. Në raste të tjera do i nënshtohen ekzaminimeve radiologjike dhe më klasikja është mamografia. Nuk është ekzaminim që të themi meqë kemi ekografinë, do ta zhvendosim mamografinë. Mamografia është tepër e rëndësishme, kryhet me një rezatim minimal dhe nuk ekzaminim që të mund të të shkaktojë sëmundje. Mamografia duhet kryer mbi moshën 40-vjeç, dhe një herë në 2 vite.