FBI shoqeron kengetarin Eminem, shkak kenga kunder Trump – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka shoqeruar kengetarin Eminem. Ai nuk kishte ndonjë mendim të mirë për presidentin Donald Trump, por nuk ishte menduar se se tekstet e reperit, të cilësuara si “kërcënuese“ në drejtim të kreut të shtetit, do të tërhiqnin vëmendjen e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat e paskan marrë në pyetje këngëtarin janarin e vitit 2018. Lajmin e njoftoi site-i informative, BuzzFeed, i cili ka gjetur disa dokumente që dëshmojnë marrjen në pyetje të Eminemit. Këngët e shënjestruara ishin “ Framed“, ku emri i vajzës së trumpit, Ivanka, shfaqet në një fjali me përmbajtje të dhunshme, dhe “ The Storm“, i regjistruar për BET Hip Hop Awards 2017. “Framed“ është pjesë e albumit “Revival“, ky reperi vihet në rolin e një serial killer-I me personalitet të shumëfishtë, i cili pyet veten sesi përfundoi në bagazhin e makinës së tij trupi i Ivanka Trumpit. Sipas BuzzFeed, pas publikimit të albumit, shërbimet sekrete ishin paralajmëruar nga një punonjës i tabloidit TMZ, i cili i kishte kërkuar që FBI-ja të hetonte vargjet kërcënuese që Eminemi kishte shkruar kundër Ivanka Trumpit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu