Ja sa kalori duhet të konsumoni, nëse doni të dobësoheni

0
Gjigandi

Shumë individë ndjekin dietën me sasi të ulët kalorish gjatë ditës, për të humbur peshë. Kjo lloj diete kufizon marrjen e karbohidrateve dhe e përqendron vëmendjen më tepër tek ushqimet e pasura me proteina dhe yndyra.

Kjo dietë sipas ekspertëve mund t’ju ndihmojë të luftoni dhe parandaloni diabetin e tipit 2. Për të patur një rezultat pozitiv dhe për të humbur peshë duke ndjekur këtë lloj diete, ekspertët japin disa këshilla që duhet të merren parasysh. Në mënyrë ideale, si në çdo dietë, nuk duhet të rrezikoni për marrjen e kalorive.

Për humbje peshe ideale dhe efektive, duhet të merrni 1500 kalori në ditë, nga të cilat, 600 duhet të vijnë nga ushqimet që përmbajnë yndyrë.

Gjithashtu duhet t’i kushtoni kujdes edhe llojit të yndyrës dhe proteinave që po merrni me ushqimet tuaja. Synoni të përfshini në pjatën tuaj yndyrna të pangopura, pasi ato përmbajnë gjurmë të proteinave dhe janë të pasura me antioksidantë dhe minerale, të cilat mund të mbrojnë shëndetin, ndërsa jeni duke humbur peshë.

Yndyrnat e pangopura gjenden kryesisht në artikuj ushqimorë si arra, fara, ushqimet e detit dhe produktet e qumështit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu