Zgjedhja mes gjalpit dhe margarinës shpesh mund të duket e vështirë për nga funksioni i njëjtë që të dy këto ushqime kanë.
Duke qënë se janë thuajse i njëjti produkt shpeshherë diferencimi i tyre mund të mos përbëjë kuptim.
Gjithsesi ekzistojnë ndryshime të mëdha midis këtyre dy produkteve edhe pse në të njëjtën familje.
Këto ndryshime mund të ndikojnë shëndetin, por edhe shijen në recetat tuaja.
Në këtë artikull ju tregon diferencat e mëdha mes gjalpit dhe maragrinës dhe cilin duhet të zgjidhni.
Çfarë duhet të dini për gjalpin
Gjalpi është një nën produkt natyral i qumështit që mbahet në frigorifer apo ambiente të ftohta pasi mund të prishet shpejt apo shkrihet.
Gjalpi është i përbërë në rreth 80% të tij me yndyrë më pas është një bashkim mes ujit, proteinave, kripës dhe shumë pak laktozë.
Margarina
Margarina nga ana tjetër është një recetë e shpikur rreth shekujve 16-17 dhe nuk egziston në natyrë.
Ky produkt formohet nga përpunimi i vajrave vegjetal të cilët prodhojnë shumë yndyrë dhe acide duke e bërë atë të ngjashëm me gjalpin.
Gjithsesi ky përpunim shton edhe vlerat negative të margarinës që rrit nvelin e kolesterolit të keq në trup.
Margarina përbëhet nga vajrat vegjetalë, ngjyrues, ujë, konservant, antioksidantë dhe shumë përbërës të tjerë kimik.
Duke qënë një produkt tërësisht kimik mund të ruhet edhe jashtë frigoriferit pasi nuk prishet.
Si të zgjidhni të duhurën për shëndetin
Megjithëse të dy produktet përmbajnë pak a shumë të njëjtat vlera përsa i përket kalorive dhe yndyrnave margarina mund t’ju dëmtojë më shumë.
Siç thamë margarina është një produkt kimik, pra ka në përbërje substanca të hidrogjenuara të cilat shkaktojnë probleme kardiovaskulare.
Megjithëse sot në treg mund të gjeni edhe një lloje margarine që nuk përbëhet nga yndyrna të këqija që e bëjnë më të lehtë përbërjen kimike të saj.
Edhe pa këto substanca sërisht origjina tërësisht kimike e saj nuk ju siguron vlera të mira për shëndetin.
Kështu mes gjalpit dhe margarinës ju këshillojmë të përdorni gjithnjë gjalpin si alternative më e shëndetëshme.
Bëni kujdes edhe në këtë rast të mos e teproni me sasinë e përdorimit të gjalpit.
Pasi është një burim i madh yndyrnash dhe mund të shtojë nivelin e kolesterolit në gjak.
Kini parasysh se një lugë gjelle gjalp përmban rreth 300 kalori.
Ekspertët këshillojnë të përdorni rreth 20 gramë gjalp në ditë.
Në këtë mënyrë ju do të evitoni çdo efekt anësor që mund të shkaktojnë yndyrnat e tepërta në gjak.