Ekspertët zbulojnë: Si do të dobësoheni nëse nuk hani darkë!

0
Gjigandi

Shumica e njerëzve shmangin darkën në mënyrë që të mos shtojnë peshë, mirëpo tani ekspertët zbulojnë sa është vërtet i mirë kalimi i racionit në mbrëmje

Ekspertët zbulojnë si funksionon i ashtuquajturi trend ‘Dinner Cancelling’ (mosngrënia e darkës) dhe a do të ketë ndonjë efekt pas një mungese të darkës?

Para se të flini gjumë nuk duhet të hani ushqim të rëndë. Ekspertët konstatojnë që ushqimi i pasur dhe i rëndë para gjumi është i kundërproduktiv.

“Lukthi i plotë çon shumë lart nivelin e insulinës dhe sheqerit në gjak”, thotë Jim Wait nga “Jim White Fitness Nutrition Studios“, transmeton Telegrafi.

“Nëse dikush në mbrëmje konsumon sasi më të madhe ushqimi, nuk do të ketë gjumë të mirë, përkatësisht do të jetë më i prirë për pengesa në zemër dhe qarkullim të gjakut dhe do të ketë prirje për shtim peshe”, thekson nutricionistja Lisa Davis.

RonaTyra

Kush shkon i uritur në shtrat, do të mbajë të ulët nivelin e insulinës

“Nëse dëshironi të humbni disa kilogramë, lukthi i thatë para gjumi nuk do t’ju ndihmojë, sepse niveli i insulinës do të mbetet i ulët”, thotë Davis.

Veç kësaj, kalimi i darkës shpesh çon deri te gjumi i keq dhe nxit apetitin.

Hulumtimet kanë treguar që gjumi i paktë çon drejt grumbullimit të kilogramëve – sepse automatikisht nxit apetitin.

Trupi kthen energjinë të cilën e ka humbur për shkak të gjumit të pamjaftueshëm”, thotë Jim Wait.

Kujdesuni çfarë hani

Zgjidhja më e mirë është mesi, theksojnë ekspertët.

“Kafshatat më të vogla se 150 kalori nuk janë të rrezikshme për peshën”, thotë Wait.

Këshillë e ekspertëve

Vlerësoni ndjenjën e urisë para se të shkoni në gjumë në shkallën nga 1 deri në 10. Nëse uria fillon në shkallën 5, pini një gotë ujë dhe shkoni të flini gjumë.

Nëse uria fillon nga shkalla 6 e më sipër, lejoni vetes një racion të lehtë midis 100 dhe 200 kalorive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu