Efekti që po ka koronavirusi në trurin e të infektuarve

0
Gjigandi

Ekspertët britanikë po fillojnë të paralajmërojnë një valë të dytë të problemeve serioze neurologjike që përfshijnë dëme në tru dhe nerva, të shkaktuara nga koronavirusi.

Virusi që po shkakton sëmundjen Covid-19, sipas shkencëtarëve, po shkakton probleme mendore përfshirë psikozën, konfuzionin, maninë, depresionin dhe lodhjen, si dhe fenomene të rralla si katatonia (mbyllje fizike dhe mendore) dhe sindromi Guillain-Barre, ku mbrojtja imunitare e njerëzve shkatërron nervat e tyre, shkruajnë mediet britanike.

Ekspertët parashikojnë që dëmtimi neurologjik nga Covid-19, në fund të fundit, mund të shkaktojë epidemi të lodhjes kronike dhe depresionit, madje edhe në mesin e të rinjve që kishin simptoma të lehta të virusit.

Britania e Madhe ka krijuar një aleancë ndërmjet CorvoNerve dhe Programit Kombëtar të Mbikëqyrjes për Komplikime Neurologjike të Covid-19 për të monitoruar dëmet që po lë në tru koronavirusi.

CoroNerve ka mbledhur studime të rasteve të më shumë se 150 të rriturve britanikë me simptoma që pasqyrojnë këto probleme të shfaqura. Pothuajse një e treta vuanin nga çrregullimet e humorit dhe konfuzioni. Një numër i konsiderueshëm shfaqin raste të dëmtimit të inflamacionit të trurit.

RonaTyra

“Ne po marrim raporte klinike nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar për simptoma neurologjike të pashpjegueshme tek pacientët me Covid-19”, tha për mediet britanike Dr Benedict Michael, neurolog konsulent në Universitetin e Liverpool-it, i cili po udhëheq iniciativën CoroNerve.

Në mesin e muajit mars, Alessandro Pezzini, profesor i asociuar i neurologjisë në Universitetin e Breshës, hapi një njësi të veçantë neurologjie për pacientët Covid-19 të cilët gjithashtu po përjetonin kllapi, dridhje dhe encefalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu