Efektet në shikim ndikohen drejtpërsëdrejti nga mungesa e gjumit

0
Gjigandi

Gjumi konsiderohet shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e qelizave të trurit qetësimin e trupit dhe shëndetin e syve. Studiuesit e shumtë shprehen se lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa. Gjithashtu zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve.

Problemet që shkaktohen nga mungesa e gjumit

Përtharja e syve              

Mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem. Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen më shumë. Gjithashtu edhe përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është tharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.

Glaukoma

RonaTyra

Glaukoma është një nga sëmundjet e syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik. Kjo sëmundje konsiderohet si hajdutja tinëzare e shikimit. Një nga shkaktarët e kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose i lartë  i gjakut gjatë natës. Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë një rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.

Shëndeti i syve dhe i gjithë organizmit

Gjumi është një element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm. Një gjumë i mirë gjatë natës i jep syve forcë dhe qëndresë. Gjumi ndikon edhe tek përpunimi i ushqyesve në mëlçi, i cili është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu