Ekspertët e shëndetësisë kanë qëlluar në shenjë për përfitimet e një diete. Këtë dietë duhet ta bëjnë sidomos ata që vuajnë nga: Diabeti i tipit 2, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Por, kërkimet e reja tregojnë se duhet të bëni një dietë me shumë perime dhe peshk. Pra mos konsumoni mish! Gjithashtu, ndihmon në parandalimin e depresionit.
Studimi i botuar në Psikiatrin Molekulare, tregon se në këtë dietë përfshihen: fruta, perime, peshk, arra dhe vaj ulliri. Hulumtuesit gjithashtu thanë se kjo dietë shmang sheqerin dhe redukton rrezikun e zhvillimit të depresionit.
Dr. Camille Lassale, autore kryesore e hulumtimit, tha: “Ekzistojnë prova bindëse për të treguar se ekziston një marrëdhënie midis cilësisë së dietës suaj dhe shëndetit tuaj mendor.
Pra, një dietë e shëndetshme, ndikon në uljen e depresionit te njerëzit.