Çfarë duhet të hani gjatë periodave?

0
Gjigandi

Gjatë ciklit menstrual, shijet ndaj ushqimeve ndryshojnë, kjo si pasojë e ndryshimeve hormonale që bëhen në trupin e një femre. Gjithsesi, ekziston një listë e disa ushqimeve, që duhet përdorur gjatë kësaj periudhe. Disa nga to janë:

Brokoli– ka një përmbajtje të lartë të hekurit. Gjatë periudhës së periodave trupi i një femre humb sasi të konsiderueshme të këtij minerali. Përveç hekurit, brokoli është i pasur edhe me fibra, magnez dhe kalium.

Bananet– Gjatë periodave, femrat kanë tendencë të konsumojnë ndonjë gjë të ëmbël, ky frut është i pasur me kalium magnez dhe sheqer natyral.

Çokollata e zezë- Nëse ju duhet një justifikim për të ngrënë diçka të ëmbël, atëherë gjëja e duhur është çokollata e zezë.

Salmoni- Salmoni tanimë dihet se është i pasur me omega tre dhe acide yndyrore të shëndetshme për organizmin.  Konsumimi i tij gjatë kësaj periudhe ndihmon në rregullimin e ciklit.

RonaTyra

Xhenxhefili– mund t’i reduktoj dhimbjet menstruale, të cilat shumica e femrave i përjetojnë gjatë kësaj kohe.

Limoni- përdorni limonin në çaj, në ujë dhe ushqime. Ai përmban një sasi të lartë të vitaminave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu