Kur doni të merrni energji shpejt, mos merrni pije me energji pasi ka ushqime që rritin energjinë në një mënyrë më të mirë dhe më natyrale.
Shikoni listën e ushqimeve që shtojnë energjinë e trupit tuaj nëse jeni shumë të lodhur:
Ujë limoni
Ajo që e dallon atë nga uji i zakonshëm është fakti që shtimi i limonit pasuron ujin me elektrolite, të cilat janë të nevojshme për prodhimin e energjisë në qeliza. Edhe vetë uji rrit gjendjen shpirtërore. Imagjinoni se si është kur përsëri i shtoni limon.
Arra
Shumica e arrave kanë një përmbajtje të lartë të magnezit që ndihmon në shndërrimin e sheqerit në energji. Ato janë gjithashtu të pasura me proteina dhe fibra që ushqejnë trupin dhe rregullojnë sheqerin në gjak. Arra e Brazilit, për shembull, është e pasur me selen që rrit disponimin. Bajamet janë të njohura gjithashtu që ju bëjnë të ndjeheni të plotë dhe parandalojnë ngrënien e tepërt.
Çokollata e errët
Filloni të hani çokollatë të errët si një ëmbëlsirë pas drekës, pasi përmban theobrominë, një stimulues natyral që “sillet” si kafeina. Konkretisht, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe energjinë, por pa efekte anësore. Përmban vetëm pak kafeinë, të mjaftueshme për t’ju mbushur energji, por jo sa duhet për të ndikuar në shëndetin tuaj.
Lakër e thartë
Është lehtësisht e tretshme, që do të thotë se i jep trupit energjinë e nevojshme.
Çaj
Studime të ndryshme kanë treguar se çaji përmirëson kujtesën, kohën e reagimit dhe gatishmërinë. Ekspertët thonë se energjia më e madhe vjen nga çaji i zi. Sidoqoftë, ai ka më shumë kafeinën, kështu që bëni kujdes me konsumimin tuaj.
Fruta të freskëta
Frutat përmbajnë sheqerna natyrale që stabilizojnë nivelin e glukozës në gjak. Ananasi përmban jod i cili ngadalëson shpenzimet e energjisë në trup. Luleshtrydhet, nga ana tjetër, kanë shumë vitaminë C, e cila ndihmon në shndërrimin e yndyrave në energji, ndërsa boronica ka lëndë ushqyese që e bëjnë më të lehtë për ju që të përqendroheni në detyrat tuaja.