11 shenja rreziku që sinjalizon trupi kur ka nevojë për magnez

0
Gjigandi

Jürgen Vormann, nutritionist dhe president i Federatës Gjermane të Kërkimit të Magnezit, argumenton se mungesa e magnezit është një nga deficitet ushqyese më të zakonshme. Përveç dhimbjeve të barkut gjatë natës, ekzistojnë lloje të ndryshme simptomash, pak a shumë serioze, të cilat mund të tregojnë se trupi ynë ka nevojë për më shumë magnez, 11 më të shpeshtat janë listuar më poshtë.

Çfarë është magnezi?

Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin për të sintetizuar qindra enzima, por është gjithashtu thelbësor që trupi ynë të asimilojë siç duhet fosforin, kalciumin dhe kaliumin. Shuma e rekomanduar ditore është 280 miligram për gratë dhe 350 për meshkujt.

Shenjat e mungesës së magnezit

Nivelet e ulëta të energjisë

RonaTyra

A ndiheni të dobët dhe pa energji? Në përgjithësi, magnezi rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga lodhja kronike dhe që gjithmonë ndihen të lodhur. Një studim ka treguar se shtesat e magnezit ndihmojnë në rritjen e qëndrueshmërisë atletike dhe gjithashtu ndihmojnë njerëzit e moshuar me sëmundje kronike.

Dhimbje barku

Shumë njerëz që ankohen për dhimbje barku gjatë natës kanë mangësi të magnezit. Sepse magnezi luan një rol shumë të rëndësishëm në relaksimin e muskujve dhe nëse është i pamjaftueshëm mund të çojë në spazma muskulore të pavullnetshme.

Një zgjidhje e mirë është marrja e shtojcave të magnezit para se të shkoni në shtrat, por këshillohuni me mjekun para se të filloni ta bëni këtë.

Dhimbje të shpeshta koke

Mungesa e magnezit shkakton rënien e niveleve të serotoninës, që shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje koke dhe migrenë. Sipas MigraineAgain, rreth 50% e njerëzve që vuajnë nga migrena kanë mangësi të magnezit.

Siç shpjegon ky studim: një person me mangësi të madhe të magnezit mund të ndiejë marramendjes, të përziera, mos të durojë dritën dhe zhurmën, ashtu si njerëzit që vuajnë nga migrena.

Çrregullime të gjumit

Nëse keni vështirësi me gjumin, arsyeja mund të jetë mungesa e magnezit, veçanërisht nëse po kaloni një periudhë shumë stresuese.

Hormonet e stresit rrisin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës dhe kjo mund të shkaktojë një rritje të konsumit të magnezit brenda trupit. Nëse nivelet e magnezit janë të ulëta, trupi nuk mund të shërohet dhe kjo mund të shkaktojë shqetësime gjumi.

Një studim amerikan ka treguar se marrja e shtesave të magnezit mund t’i japë fund problemeve të gjumit.

Çrregullim të rrahjeve të zemrës

Nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktojnë çrregullim të rrahjeve të zemrës. Shumë mjekë përshkruajnë shtesa magnezi për njerëzit që ankohen për ritëm të parregullt të zemrës.

Ky studim britanik i vitit 2013 tregon se pacientët që kanë tension të lartë mund të kenë nevojë për një furnizim shtesë të këtij minerali të çmuar.

Dhimbje në nyje

Në këtë rast rritja e marrjes së magnezit mund të jetë shumë e dobishme. Konsumi i magnezit nuk ka efekte anësore, megjithatë rekomandohet të kërkohet këshilla mjekësore para se të merret.

Kapsllëk

Zorrët ka nevojë për magnez që të punojnë mirë. Një mangësi e këtij minerali mund të shkaktojë kapsllëk.

Rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës

Sipas hulumtimeve të ndryshme, nivelet e ulëta të magnezit mund të destabilizojnë sistemin nervor. Kjo mund të çojë në anomali në aktivitetin neuromuskular dhe reagime ekstreme dhe të pavullnetshme ndaj stimujve të sistemit nervor.

Humor i keq

Disa ekspertë thonë se mungesa e magnezit në ushqim mund të shkaktojë depresion dhe çrregullime psikologjike.

Një studim amerikan i vitit 2015, i kryer në 8800 njerëz, tregoi se pacientët mbi moshën 65 vjeç me mangësi të magnezit kanë 22% më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni.

Osteoporozë

Magnezi luan një rol shumë të rëndësishëm në formimin e kockave. Njerëzit që marrin më shumë magnezi kanë më shumë dendësi minerale të kockave.

Diabeti i tipit 2

Magnezi ndihmon trupin të prishë sheqernat dhe mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të rezistencës së insulinës, një kusht që të çon në diabet. Njerëzit të cilët kanë nivele të mira të magnezit kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit. Kohët e fundit po bëhen hulumtime për të zbuluar nëse magnezi mund të jetë i dobishëm edhe për trajtimin e diabetit.

Ushqimet që përmbajnë magnez

Për të përmirësuar nivelet e magnezit nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të përdoren ilaçe ose shtesa, pasi ka ushqime të ndryshme që mund të na ndihmojnë të plotësojmë rezervat tona të magnezit:

Kakao: çokollata e errët, çdo 100 gram, përmban pothuajse 500 miligramë të magnezit.

Perimet me gjethe jeshile: si marule dhe spinaq.

Frutat: banane, kajsi, avokado, pjeshkë dhe kumbulla.

Fruta të thata: bajame dhe arra.

Bishtajore: fasulet dhe thjerrëzat.

Drithëra: oriz ngjyrë kafe dhe tërshërë.

Patate.

Kungull.

Rekomandohet që gjithmonë të konsultoheni me mjekun para se të filloni të merrni shtojca të magnezit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu