Mbrëmjen e sotme një person humbi jetën pas një sherri për motive pronësie në Gjirokastër.
Raportohet se viktima është Andrea Xhavara rreth 60- vjeç.
Sipas informacioneve paraprake viktima u konfliktua me Jano Koletën, bashkëfshatar nga Labova e Gjirokastrës.
Ky i fundit e goditi me sende të forta 60-vjeçarin Xhavara duke i shkaktuar vdekjen.
Autori Jano Koleta u ndalua në banesë menjëherë pas ngjarjes.