“U habita për Monikën, nuk e di pse u shoqërua”, Lleshaj: Vetë ajo e kaloi në heshtje

0
Gjigandi

I ftuar në studion e emisionit “Java në RTSH”, ministri Sandër Lleshaj komentoi për herë të parë rolin e policisë në protestën për Teatrin Kombëtar. Ai tha se protestuesit shkelën dy ligje, atë për organizim të protestave pa leje si dhe ligjin për pandeminë.

Lleshaj habiti jo pak me fjalët e tij teksa komentoi shoqërimin e Monika Kryemadhit në mëngjesin e 17 majit. “Ka vetëm një sekuencë të filmuar kur shoqërohet kryetarja e një partie, por nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur. Nuk di asnjë arsye për shoqërimin e saj nga forcat e policisë. Jam disi i habitur”- tha ministri.

I pyetur përse nuk është interesuar, Sandër Lleshaj tha:  “Nuk kam pasur ndonjë interes sepse vetë zonja e ka kaluar në heshtje. Çudi sesi për një gazetar që sulmoi me duar tre police femra, u bë zhurmë e madhe pse u shoqërua. Ndërsa për këtë kryetare partie nuk pati asnjë protestë, asnjë sqarim, asnjë bujë në media”- tha ministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu