Vaj ulliri dhe Aloe vera për një lëkurë të shëndetshme

0
Gjigandi

Aloe vera dhe vaji i ullirit janë dy përbërës mjaft të shëndetshëm për lëkurën. Aloe Vera ushqen dhe pastron lëkurën ndërsa vaji i ullirit është  i pasur me vitaminat E, A, dhe K që janë shumë të dobishme për organizmin. Duke bashkuar vajin e ullirit me xhelin e aloe verës ju mund të prodhoni një solucion ushqyes për lëkurën.

Përgatitja

Për këtë ju nevojitet një gjethe e madhe e aloe verës dhe dy lugë gjelle me vaj ulliri. Përzieni xhelin e brendshëm të gjethes me vajin e ullirit në mikser dhe kremin përdoreni çdo mëngjes dhe në mbrëmje. Ky krem krejt natyral do t’i japë lëkurës shkëlqim dhe elasticitet.

Vlerat e tjera të Aloe Verës

Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar. Kjo bimë e mrekullueshme, përmban 20m nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

RonaTyra

Aloe vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti. Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.

Xhelin e përgatitur mund ta përdorni dhe në ushqim e në lëngjet tuaja të frutave. Rezultatet janë mahnitëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu