Studimi: Ja si koronavirusi hyn në sy

0
14
Gjigandi

Kujdes me sytë! Shkencëtarët amerikanë konfirmojnë se koronavirusi mund të hyjë në trup edhe nëpërmjet syve, përmes lotëve ose kontaktit me duart e infektuara, pas zbulimit se pikërisht sytë mbajnë një proteinë “kyçe” të përdorur nga virusi për tu lidhur me qelizat.

Është ky rezultati i një studimi të kryer nga një ekip i John Hopkins University School of Medicine në Baltimora, i publikuar në revistën shkencore ‘MedRxiv’.

Virusi është në gjendje që të kapet pas qelizave të veçanta në brendësi të organizmit. Këta receptorë janë në mushkëri dhe në sistemin respirator, por tashmë shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sytë prodhojnë Ace2.

“Sipërfaqja e syve mund të veprojë si portë hyrëse për virusin përmes ekspozimit ndaj pikave të aerosolizuara ose kontaktit me sytë. Në mënyrë të ngjashme, sipërfaqja e syve mund të veprojë si një rezervuar i rëndësishëm i virusit”, shkruan ekipi i Lingli Zhou nga Departamenti i Oftalmologjisë së Shkollës së Mjekësisë Universitare Johns Hopkins në Baltimora.

Për të provuar këtë teori, ekipi mori dhe analizoi mostrat epiteliale të kornesë të marra nga 10 pacientë të cilët nuk vdiqën prej Covid-19. Studiuesit zbuluan shprehjen e Ace2 në të gjitha mostrat e testuara, së bashku me Tmprss2, një proteinë që ndihmon virusin të hyjë në trup.

Për autorët “këto rezultate tregojnë se sipërfaqja e syve është tejet e ndjeshme ndaj infeksioneve Sars-CoV-2, shkruan noa.al. Veçanërisht e ndjeshme është shprehja e Ace2 në epitelin më sipërfaqësor të kornesë dhe konjunktivës, vendi i ekspozimit më të madh”.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu