Lici: Jemi të pajisur me kamera termike

0
Gjigandi

Optimist për rifillimin e futbollit u shfaq edhe administratori i Vllaznisë Suad Lici. Ky i fundit në një intervistë për mediat theksoi se klubi i Vllaznisë do të marë të gjitha masat e sigurisë në momentin e rinisjes së kampionatit, madje do të përdorë edhe kamera termike

Për Licin është shumë e rëndësishme që jeta t’i rikthehet normaliteti duke nisur nga futbolli i luajtur.

“Mund të them se ishte një takim pozitiv për të rikthyer njerëzit te sporti. U diskutuan disa gjëra të rëndësishme, ramë dakord për kalendarin për marrjen e masave dhe ruajtjen e distancës. Ne si klub i Vllaznisë sigurisht që do i marrim masat, jemi të pajisur me kamera termike dhe me të gjitha masat për dezinfektim. Shpresoj t’i rikthehemi futbollit. Me konsensus ramë dakord që kampionati të rifillojë më 3 qershor.

Ne jemi në gjendje lufte dhe nuk kemi pasur probleme me lojtarët, por e rëndësishme është që të kthehet jeta sportive.”, u shpreh Lici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu