Buffon: Kerkova nga PSG te rikthehesha ne Juventus – lajmi fundit

0
Gjigandi

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se ka kërkuar nga PSG ta lejojë të rikthehet në Juventus. Buffon kaloi sezonin e kaluar te klubi francez, por u rikthye gjatë afatit veror në Torino. Italiani tha se e ka menduar këtë gjë dhe ka vendosur të rikthehet përsëri te “Zonja e Vjetër”. “Një natë mendova dhe vendosa të rikthehem. Kërkova nga PSG të pranojnë ofertën sapo Juventusi me ofroi mundësinë për t’u rikthyer. Shkova në PSG, pasi dëshirova një eksperiencë të tillë. Për momentin jam në formë të mirë dhe ndihme si lojtar i rëndësishëm. Kur të kuptoj se nuk mund të luaj do t’iu tregoj të gjithëve”, deklaroi ai. Juventus për momentin është lider në Seria A me 23 pikë, një më shumë se Inter që është në vendin e dytë. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu