Antonio Conte nuk i nënshtrohet testit për Covid-19, qëndron larg skuadrës

0
Gjigandi

Antonio Conte nuk ka bërë akoma testin e koronavirusit.

Inter është rikthyer në stërvitje gjatë kësaj jave, por siç raportohet, Antonio Conte akoma nuk ka pranuar testin e tij, kështu që ai duhet të qëndroj larg stafit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ dhe ‘ANSA’, Conte nuk i është nënshtruar akoma testit të dyfisht, që do të thotë se ai nuk mund të futet në qendrën stërvitore ‘Appiano’.

Gjithsesi, kryetrajneri nuk mund të mos përcillte lojtarët, dhe ata i vëzhgoi nga një kënd ku mund ta shihte seancën.

Të gjithë lojtarët e Inter kanë rezultuar negativ në koronavirus, kështu që ata kanë rifilluar stërvitjet, por duke respektuar distancën sociale.

RonaTyra

Mbetet të shihet se kur Antonio Conte do t’i nënshtrohet testit për Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu