Studimi i ri konfirmon: Deri tani asnjë fëmijë nuk ka transmetuar coronavirusin te personat e rrit

0
Gjigandi

“Roli i fëmijëve ende është i paqartë, mirëpo, si duket, ata nuk kanë rol të rëndësishëm”

Studimi më i ri thekson që nuk është gjetur asnjë rast i transmetimit të coronavirusit nga fëmija te personi i rritur.

Me analizën e ndikimit të sëmundjes së coronavirusit te fëmijët është treguar që fëmija nuk kanë rol të rëndësishëm në përhapjen e coronavirusit, shkruan The Sun.

Madje edhe Organizata Botërore Shëndetësore thekson që deri tani nuk është shënuar ndonjë rast që fëmijët më të vegjël se 10 vjeç kanë transmetuar coronavirusin te të moshuarit.

Studimi të cilin e ka bërë Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe i Shëndetit të Fëmijëve ka zbuluar që provat e tyre tregojnë në vazhdimësi që, megjithatë, fëmijët nuk kanë rol të rëndësishëm në zinxhirin e infektimit, siç është menduar më herët.

RonaTyra

Coronavirusi sulmon fëmijët shumë rrallë dhe përfshin shpesh raste asimptomatike. Ekzistojnë prova për rastet kritike të fëmijëve, mirëpo ato janë shumë të rralla.

“Roli i fëmijëve ende është i paqartë, por si duket ata nuk luajnë rol më të rëndësishëm”, ka thënë Dr Alasdair Munro, hulumtues klinik i sëmundjeve infektive pediatrike.

Në Francë, këtë javë është zbuluar një djalosh nëntëvjeçar, i cili është i infektuar me coronavirus, por që nuk ia ka transmetuar virusin askujt, me gjithë kontaktin me më shumë se 170 njerëz.

Këto teori i përkrahin edhe zviceranët. ”Fëmijët e vegjël nuk infektohen dhe nuk e bartin virusin. Ata nuk kanë receptorë për të marrë sëmundjen”, ka thënë Shefi për Sëmundje Infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu