Në vjeshtë, koronavirusi mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera të llojit respirator dhe hipoteza e famshme e valës së dytë, nga këndvështrimi teknik e shkencor, ëhstë një e dhënë objektive – thotë presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro.
E ky parashikim, konfirmohet edhe nga OBSH që nënvizon se Covid-19 nuk është zhdukur, me heqjen e kufizimeve, do të ketë valë të reja që do të përhapen shumë shpejt. Edhe nëse masat e izolimit do të hiqen në mënyrë progresive, në shumë vende të botës, njerëzit duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin social sa më shumë që të jetë e mundur dhe të izolohen menjëherë nëse sëmuren.
Sipas italianit Brusaferro, tetori është muaji në të cilin fillojnë patologjitë respiratore dhe jo rastësisht këshillojmë vaksinën. Sa më shumë afrohet kjo periudhë, vjeshta, aq më shumë na afrohet vala e dytë. E dimë se në vjeshtë rritet edhe mundësia e transmetimit, kjo edhe për faktin se nuk jemi gjithnjë në ambjente të hapura.