Si të dobësohemi në menopauzë, si të shpëtojmë nga fryrjet e barkut dhe dhimbjet

0
Gjigandi

Menopauza është një cikël i ri jetësor i gruas në të cilën sistemi riprodhues humbet funksionin e tij kështu që ka disa mosbalancime hormonale, të cilat ndër të tjera shkaktojnë edhe rritje së peshës trupore. Ju ndiheni më të lodhura, të fryra, nervoze dhe veçanërisht në zonën e barkut, vitheve dhe belit fillojnë të shfaqen ato shtresat e bezdisshme të yndyrës.

Pra, çfarë duhet të bëni për të shmangur këtë rritje të yndyrës trupore? Së pari ju duhet të ulni konsumin e kripës, duke pirë të paktën dy litra ujë ose lëngje në ditë. Pas kësaj është e domosdoshme që të paktën gjysmë ore në ditë të bëni vrap dhe në fund nuk duhet të hani vonë sepse metabolizmi nuk punon njësoj për ta tretur.

Pastaj, tre janë elementet thelbësore që duhet të përfshihen në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar: kalcium, acidet yndyrore omega 3 dhe proteinat e perimeve.

Kalciumi është një mineral me veti të shumta: jo vetëm që përmirëson cilësinë e eshtrave tona, por edhe proceset e koagulimit të gjakut, tkurrjen tonë muskulare dhe në fund sistemin nervor qendror për shkak të nervozizmit tipik që ndihet në menopauzë. Kjo substancë gjendet në shumë ushqime, të tilla si: qumësht, djathë, kos, fruta si: fiku i thatë dhe shumë perime të tilla si çikore, rrepa dhe karçof.

Jo më pak të rëndësishme janë acidet yndyrore omega 3 të pranishme te peshku blu, arra dhe bajame si dhe te vaji i lirit që shërbejnë për të mbrojtur sistemin kardiovaskular dhe gjithashtu ndihmojnë për të luftuar radikalët e lirë, armiqtë e bukurisë që shkatërrojnë lëkurën dhe flokët.

RonaTyra

Së fundi duhet të konsumojmë çdo ditë të paktën një pjesë të proteinave të perimeve që gjenden në bishtajore të pakta në yndyrna dhe me fuqi ngopëse. Bishtajoret kontrollojnë diabetin dhe hipertensionin dhe ato që duhet të konsumohen janë thjerrëzat, fasulet dhe bizelet. Soja është gjithashtu e shkëlqyeshme sepse përmban phytostrogens, hormonet natyrale femërore shumë të dobishme në menopauzë.

Pas një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, duke futur tre elementët ushqimore dhe duke ecur të paktën 30 minuta në ditë, ne do të jemi në gjendje të kontrollojmë atë periudhë të caktuar, të quajtur menopauzë dhe që frikëson shumë gra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu