Larja e gojës mund të mbrojë kundër COVID-19 duke shkatërruar shtresën e jashtme të yndyrës që virusi përdor për t’u lidhur me qelizat njerëzore, thonë shkencëtarët
Larja e gojës ka potencialin për të mbrojtur kundër infeksionit COVID-19 duke vrarë koronavirusin përpara se të infektojë qelizat njerëzore, sipas një raporti të ri.
Koronaviruset i përkasin klasës së ‘viruseve të mbështjella “,që do të thotë se ato janë të mbuluara nga një shtresë yndyrore që është e ndjeshme ndaj kimikateve të caktuara.
Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se larja e gojës mund të shkatërrojë virusin, duke parandaluar përhapjen e tij në gojë dhe fyt.
Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për të testuar efektivitetin e larjes së gojës sepse aktualisht nuk ka asnjë provë klinike.
Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur: Nuk ka asnjë provë që përdorimi i larjes së gojës do t’ju mbrojë nga infeksioni me koronavirusin e ri.
Autorët e studimit, të udhëhequr nga Universiteti Cardiff, thonë se shpëlarja e gojës duhet të ketë hulumtime të mëtejshme dhe prova klinike.
“Shpëlarja e gojës deri më tani nuk është konsideruar nga organet e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar”, tha autori kryesor Profesor O’Donnell, bashkëdrejtor i Institutit të Kërkimeve Imunitare të Sistemeve të Universitetit të Cardiff.
“Në eksperimente të kryera, produktet që shërbejnë për shpëlarjen e gojës përmbajnë mjaft përbërës të njohur virucidal të cilët janë një kërcënim i madh për të gjitha viruset. Ajo që nuk dime me siguri, është nëse larja e gojës me këto produkte është efektive edhe për koronavirusin. Rishikimi ynë i literaturës sugjeron që kërkimi është i nevojshëm dhe një çështje urgjente për të përcaktuar potencialin e tij kundër këtij virusi të ri.”
Të gjithë produktet që shërbejnë për pastrimin e gojës, kanë potencial për të parandaluar infeksionin dhe disa “meritojnë vlerësim klinik”, është shprehur Profesor O’Donnell.