Teksa një ditë më parë Europa Nostra ka reaguar ndaj zhvillimeve të ditës në Tiranë për shembjen e Teatrit Kombëtar, në lidhje me këtë ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Basha me anë të një statusi në Twitter ka shpërndarë statusin e Europa Nostra ndërsa shkruan se afera e Teatrit Kombëtar është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama.
“Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord.” shkruan Basha.
Ndërkohë dje Europa Nostra shkruante se:
“Ne qëndrojmë për trashëgiminë kulturore të Europës. Kjo është arsyeja se pse i kundërvihemi shkatërrimit ilegal të propozuar për Teatrin Kombëtar në Tiranë, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara.
Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë”, thuhet në reagimin e Europa Nostras.