Rama flet për reformën zgjedhore: Do presim edhe sot pa folur, pjesën tonë e kemi bërë!

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me reformën zgjedhore, e cila dështoi të arrihej mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e këshillit politik.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se maxhoranca do të presë edhe sot pa folur për çka ka ndodhur në mbledhjet me dyer të mbyllura dhe duke lënë mënjanë dezinformimet e kryera nga opozita.

Më tutje kryeministri ka reaguar dhe për akuzat e hedhura nga PD se ai ka kryer një udhëtim me Air Albania drejt Parisit, i cili i ka kushtuar xhepave të qytetarëve plot 100 mijë euro. Mbi këtë akuzë, Rama thotë se ai është larguar pasditen e të premte dhe është kthyer të shtunën në një vizitë informale.

REAGIMI I PLOTE

Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.

RonaTyra

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!

Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet😊

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu