Pse nuk po bie dot nga pesha?

0
Gjigandi

Është e vërtet që ka njerëz, që pavarësisht regjimit ushqimor apo aktiviteteve nuk arrijnë të bien dot nga pesha. Dietolgët thonë se diçka e tillë ndodh për disa arsye dhe jo të gjithë, i dinë.

Hormonet gjinore

Nuk është një iluzion, kur 1 javë përpara ciklit të duket se je shëndoshur. Ka femra të cilat mund të shtojnë deri në 3 kile përpara ciklit, dhe kjo shkaktohet nga ngritja e nivelit të estrogjenit. Në këtë periudhë bie niveli i progresteronit, çka ndikon akoma më shumë.

Stresi

Lidhja mes stresit dhe mbipeshës sa vjen e vërtetohet më tepër nga kërkimet shkencore, dhe është një ndër arsyet më kryesore përse njerëzit nuk bien dot në peshë. Por çfarë ndodh me ne kur jemi të stresuar?

RonaTyra

Kur jemi nën presionin e shqetësimeve të ndryshme, trupi lëshon një hormon adrenaline, i cili e përgatit trupin për sulm, sulm të vërtetë fizik. Kështu, trupi i shmanget proçeseve të tjera të përditshme, si tretja dhe ushqyerja e muskujve, duke e vënë trupin në djegie të glukozës, jo të yndyrnave. Dhe kur stresi tejzgjatet, trupi fillon të prodhojë një hormon të quajtur kortisol i cili i dobëson muskujt, dhe sa më pak masë muskulore të kemi në trup, aq më i ngadaltë bëhet metabolizmi. Një studim tjetër tregon se njerëzit me nivel të lartë kortisoli priren të vënë shëndet rreth belit.

Sistemi nervor

Truri ynë është krijuar për të mbijetuar, ashtu siç bënin qeniet njerëzore në epokën primitive. Por kjo nuk e ndihmon djegien e yndyrnave. Sistemi nervor autonom është ajo pjesë e trurin që funksionon pa vetëdijen dhe kontrollin tonë. Ky system ndahet në 2 nënsisteme: Sistemi simpatik, që e vë trupin në gjendje mbrojtjeje, dhe sistemi parasimpatik, i cili është përgjegjës për gjendjen e qetësisë dhe rigjenerimit. Ndonëse këto nënsisteme supozohet të funksionojnë në barazpeshë, për shumicën prej nesh nuk është kështu. Shumica e njerëzve kanë një dominancë të sistemit simpatik, që e bën trupin e tyre të jetë vazhdimisht në gjendje jot ë qetë, në gjendje lufte, vetëmbrojtjeje, duke devijuar substancat e trupit nga tretja në proçese të tjera. Por sistemi parasimpatik është i rëndësishëm, pasi e rikthen trupin në gjendjen e duhur dhe të gjitha substancat e tij në nivelin optimal.

Niveli i lartë i insulinës

Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi, i cili lehtëson djegien e sheqernave në formë ushqimi për qelizat tona. Ai e përçon sheqerin drejt muskujve, ku depozitohet gati për t’u kthyer në energji. Ngrënia e ushqimeve me më tepër sheqer sesa duhet, e bën trupin të krijojë nivele të tepërta insuline. Por edhe stresi i papritur në punë apo në shtëpi, e nxit trupin të prodhojë nivele të larta insuline’

Ndjenjat

Mund të kemi pasur refuzime në punë, incidente të vogla gjatë ditës të cilat, ndonëse nuk ua vëmë veshin sepse na duken të parëndësishme, kur kthehemi në shtëpi në mbrëmje na bëjnë të ndjejmë një kaos të brendshëm. Dhe nëse jeni shumë të dhënë pas ushqimit, nuk do të mund t’i rezistoni frigoriferit pas një ditëë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu