Parashikimi i ekspertit: Mosmbajtja e distancës mund të rrisë numrin e vdekjeve nga koronavirusi

0
Gjigandi

Sipas drejtorit të Institutit për Metrikat Shëndetësore dhe Vlerësimin, Dr Chris Murray, parashikohen 147,000 vdekje në SHBA deri në gusht.

“Në fillim ne menduam se njerëzit do mbanin distancë sociale deri në fund të majit dhe në këtë mënyrë do menaxhonim situatën më mirë përmes testimeve dhe gjurmimit, izolimit të kontakteve dhe numri i të vdekurve do ishte më i ulët”, tha Murray.

Ai shpehet se çdo ditë po shikon njerëz në grupe dhe turma të mëdha ku nuk mbajnë më distancë sociale.  Për fat të keq kjo mund të rrisë sërish numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Numrat e vdekjeve janë ngadalë në rënie, por çdo ndërveprim shtesë sjell rrezik më të madh të transmetimit.

“Në mund të përballemi sërish me një rritje eksponenciale të rasteve dhe mund të dyfishohen potencialisht çdo 10 ditë., ky rrezik ëshë i vërtetë dhe jo një ëndërr”, është shprehur Murray.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu