OBSH: Spërkatja e rrugëve me dezinfektues është e rrezikshme dhe joefektive në luftën kundër koronavirusit

0
Gjigandi

Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e njeriut

Spërkatja e rrugëve me dezinfektues, siç bëhet në disa vende, nuk shërben për të eliminuar coronavirusin e ri dhe gjithashtu paraqet një rrezik për shëndetin, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) këtë të shtunë.

Në një dokument për pastrimin e sipërfaqes dhe dezinfektimin në përgjigje të coronavirusit të ri, OBSH shpjegoi se “spërkatja e hapësirave në natyrë, siç janë rrugët ose tregjet, nuk rekomandohet, sepse virusi nuk mund të vritet sepse kjo nuk lejohet nga papastërtia që gjendet në këto hapësira”.

“Për më tepër, rrugët dhe trotuaret nuk konsiderohen rezervuarë të infeksionit COVID-19”, thotë OBSH.

Spërkatja me kimikate rrugët dhe hapësirat tjera mund të sjell acarim në sytë dhe lëkurën e njerëzve. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu