Stili i rënduar i jetesës në kohët moderne nxjerr në pah nevojën e menjëhershme për t’i dhënë ndihmën maksimale trurit, këtij organi kaq thelbësor për organizmin. Sipas të dhënave nga studime të ndryshme, më poshtë listohen 6 mënyra realiste dhe të çmuara për të përmirësuar shëndetin e trurit nëpërmjet ushqimit.
Konsumoni më shumë fibër
Fibra është e nevojshme për të ushqyer bakteret e shëndetshme në stomak që krijojnë acidet yndyrore, që i japin fuqi proteinave të trurit. Konsumoni sallata çdo ditë dhe përfshini në regjimin tuaj lulelakrën, brokolin dhe lakrën e kuqe. Të treja janë të pasura me fibër por me shumë ushqyes të tjerë të rëndësishëm edhe për organet e tjera.
Shmangni ushqimet e shpejta dhe pijet me sheqer
Ngrënia e ushqimeve të përpunuara dhe me ëmbëlsues shtesë, rrit nivelet e sheqerit në gjak. Një gjë e tillë ezauron enët e gjakut dhe krijon një proces të dëmshëm për proteinat e trurit. Truri ushqehet me glukozë dhe oksigjen që kalojnë nëpërmjet enëve të vogla të gjakut. Sheqeri i dëmton ndjeshëm këto enë gjaku dhe rrjedhimisht truri merr më pak glukozë dhe oksigjen. Të dhënat shkencore thonë se 40% e rasteve të sëmundjes së Alzheimerit i atribuohen rritjes kronike të insulinës që vjen si pasojë e pijeve të ëmbla.
Hani shumë kërpudha
Kërpudhat përmbajnë nivele të larta të dy antioksidantëve të fuqishëm të nevojshëm për jetëgjatësinë. Studimet kanë konfirmuar se ata që hanë më shumë kërpudha janë më pak të rrezikuar nga skleroza, Alzheimer apo Parkinsoni. Kërpudhat e llojit ‘porcini’ kanë përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve.
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Vaji i ullirit ekstra i virgjër mbron jo vetëm trurin por edhe trupin. Ky vaj largon inflamacionin dhe mbron nga sëmundje kronike.
Frenoje nepsin
Nëse keni dëshirë për ushqime të shpejta apo të skuqura, është e rëndësishme të tregoni kujdes me nepsin dhe të mos e teproni. Nëse dëshironi një ëmbëlsirë, hajeni, por mos e mbushni pjatën. Të treguarit kujdes me racionet është thelbësore për organizmin. Edhe perimet e shëndetshme siç është lakra e vogël mund të shkaktojnë probleme serioze nëse i konsumoni më shumë seç duhet.
Ha mish, por mos e tepro
Mishi i shtazëve të ushqyera natyralisht me bar është i shëndetshëm. Mishi i gatuar mirë është katalizator i rritjes së trurit. Mishi i kuq ka ushqyes që e përmirësojnë funksionin e trurit.
Femrat që hanë mish të kuq janë më pak të rrezikuara nga depresioni dhe ankthi. Megjithatë, duhet të tregoni kujdes me racionet dhe të mos hani mish më shumë se dy herë në javë. Për më tepër, përveç ushqimit sigurohuni të merrni vitamina të mira për trurin siç janë ato të kompleksit B dhe magnezi.