Kinezët rrezikojnë shpërthimin e një pandemie të re, ja çfarë po përdorin

0
Gjigandi

Tregtia e eshtrave të luanëve, e përdoruar në mjekësinë tradicionale kineze, por edhe në verëra apo stoli mund të shkaktojë një pandemi të re globale, shkruan gazeta britanike “The Sun”.

Gazeta citon një librin “Loja e padrejtë” e autorit Lord Ashcroft, i cili zbulon praktika tronditëse në 333 ferma në Afrikën e Jugut, ku luanët e kapur mbahen me ushqim, vetëm për t’u vrarë në fund për kockat e tyre.

Kjo rezulton një tregti mjaft fitimprurëse për shkak të kërkesës së madhe në tregjet aziatike, e sidomos ato kineze ku kafkat e luanëve mbeten mjaft të kërkuara.

Libri del me pretendime të tmerrshme sipas të cilave disave prej këtyre kafshëve u hiqen eshtrat derisa janë ende gjallë, pasi që kjo i jep skeletit një ngjyrë të kuqe, për shkak se në eshtra mbetet ende gjak.

“Lojë e padrejtë” jep detaje të një operacioni të fshehtë të shërbimeve të sigurisë, në të cilin janë përfshirë dhe ish-ushtarë britanikë, me qëllimin të ekspozohet kjo tregti e tmerrshme dhe pasojat e rënda të saj.

RonaTyra

Sipas Lord Ashcroft, luanët që lindin në robëri janë rritur në kushte aq të neveritshme, sa të mund të përhapnin sëmundje fatale siç janë tuberkulozi dhe botulizmi që godet sistemin nervor, e mund të përhapet edhe përmes eshtrave dhe lëkurës së infektuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu