Keni probleme me kollën? Ja disa këshilla për ta kuruar pa ilaçe

0
Gjigandi

Shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Ja Ja disa këshilla që mund të ndiqni për të ndaluar kollën në mënyrë natyrale.

Nëse kolla është e shkaktuar nga një inflamacion i faringut ose laringut, idealja për të ndaluar kollën është duke bërë garagarë me ujë dhe uthull ose me ujë dhe limon.

Uthulla luan një rol qetësues, ndërsa limoni vepron kundër baktereve. Gjithashtu këshillohet të ndiqet një regjim i shëndetshëm ushqimor duke mbajtur larg ushqimet e konfeksionuara, ose me shumë sheqer.

Mjalti është një tjetër element që ka veti të shumta qetësuese, antibakterike dhe antibiotike. Jo më kot gjyshet këshillojnë në rast kolle një gotë me qumësht dhe me mjaltë. Gjithashtu mjalti mund të shoqërohet edhe me çajra të ndryshme.

Një tjetër mënyrë për të qetësuar kollën është duke prerë një kokërr qepë në feta dhe në çdo shtresë hidhni mjaltë, duke i lënë bashkë për 24 orë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë me anë të lugës mblidhet mjalti mbi fetat e qepës dhe hahet. Do të vini re se në pak orë kolla do të qetësohet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu