Çdo ditë ne ballafaqohemi me situata të panumërta që lehtë mund të na largojnë nga rruga dhe ta bëjë jetën tonë shumë depresive dhe stresuese.
Depresioni mund të jetë aq i fortë sa të na bëjë të ndihemi të vetëm dhe pothuajse të pafuqishëm.
Çdo vit kjo sëmundje e padëshiruar përfshin 14 milionë njerëz në të gjithë Evropën, nga mosha 18-vjeç e më lart.
Këto janë disa nga simptomat emocionale dhe psikologjike më të zakonshme të depresionit:
Ndiheni të trishtuar, të zbrazët, të pashpresë, indiferentë … Këto ndjenja ju ndjekin për pjesën më të madhe të ditës, edhe në një periudhë më të gjatë kohore dhe përfundimisht të bëhet çdo ditë.
Papritmas ju keni humbur interesin për gjëra që ju kanë pëlqyer deri më tani. Ju ngadalë filloni të hiqni duart nga hobi që adhuroni deri kohët e fundit dhe që ju bënin të lumtur. Mund të ketë gjithashtu një humbje të interesit në jetën seksuale.
Gjithnjë e më shpesh, ju ndiheni të shqetësuar dhe të tensionuar. Ju filloni të shpejt të humbni nervat tuaja dhe e keni të vështirë për t’u qetësuar pas reagimeve të trazuara.
Marrja e vendimeve nën presion. Kur jeni nën ndikimin e depresionit, proceset kognitive janë më të vështira, andaj marrja e disa vendimeve të vogla dhe të lehta mund të shndërrohet në një përpjekje të madhe dhe një makth të vërtetë.
Ju vazhdimisht ndjeheni fajtor dhe ndiheni të padobishëm. Edhe pse nuk ka asnjë arsye të vërtetë për të, këto ndjenja thjesht nuk ju japin paqe. Ju mund të shkoni aq larg sa ju ndiheni fajtor dhe për shkak të gjërave që nuk i keni bërë personalisht ose mbi të cilat nuk keni kontroll.
Çfarë është edhe më e vështirë për ju, mund të filloni të ndjeni një faj të fortë dhe disa gabime të vogla që bëni, të cilat nuk janë aq të rrezikshme për ju ose për mjedisin.
Çfarë duhet ndërmarrë kur ndjeni simptomat e depresionit?
Sigurohuni që sapo të vini re shenjat më të vogla të depresionit, gjeni rrugëdalje. Ne ju këshillojmë që të shëtisni, të lexoni një libër të bukur ose të shikoni një film që ju pëlqen. Nëse kjo nuk ju ndihmon, mos vononi dhe kërkoni ndihmën nga më të afërmit ose miqtë tuaj të mirë.
Çdo gjë është më e lehtë të tejkalohet kur kini dikë me të cilin mund të ndani problemet. Nuk është turp të kërkohet ndihma e profesionistëve: mjekut, psikologut, neuropsikiatrit…