E fshehta e shijes së makaronave: Me çfarë salce duhet kombinuar secili lloj?

0
25
blank
Gjigandi

Ka shumë lloje dhe forma makaronash në kuzhinën italiane. Por a e dinit që secili nga llojet e makaronave ka një salcë specifike, që bëjnë kombinimin e shkëlqyer? Ndërkohë që forma e duhur mund ta bëjë salcën të shijshme dhe perfekte, ajo e gabuara mund ta shkatërrojë totalisht atë. Nuk e themi ne, e thotë Guido Pedrelli, një ekspert i ushqimit italian.

Cilat janë kombinimet perfekte? Është koha t’i mësoni.

Spaghetti

Kombinimi perfekt: me salcë domateje ose pa salcë fare, me vaj ulliri dhe erëza ose me salca të bëra me lëng mishi.

Penne

Kombinimi perfekt: më salca të trasha, si ragu bolognese.

Farfalle

Kombinimi perfekt: salca të lehta (për shkak të peshës së lehtë që kanë makaronat) me bazë kremoze; perime të freskëta.

Tagliatelle

Kombinimi perfekt: salcë e rëndë me bazë mishi; pesto.

Fusilli dhe Spirale

Kombinimi perfekt: Pesto dhe arrabbiata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu