Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku i cili mund të ndihmojë të parashikohet se sa gjatë do të jetojnë pacientët të diagnostikuar me glioblastoma – kancerin agresiv të trurit i cili ia mori jetën Senatori të ndjerë amerikan John McCain.
Testi mund të detektojë nivelet e fragmenteve të thyera të ADN-së që qarkullojnë në gjak, shkruan “Daily Mail”.
Hulumtuesit në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar se njerëzit që kanë nivele më të ulëta të fragmenteve të ADN-së, të njohura si ADN pa qeliza (cfDNA), kishin gati dy herë më shumë jetë sesa ata me nivele më të larta, transmeton Koha.net. Po ashtu, hulumtuesit besojnë se zbulimi i tyre mund t’i ndihmojë doktorët të përcjellin mutacionet e shumta dhe të shpeshta që udhëheqin progresin e glioblastomës dhe e bëjnë atë shumë të vështirë për t’u trajtuar.
John McCain është diagnostikuar me glioblastoma – një formë më e zakonshme dhe më vdekjeprurëse e kancerit të trurit – në korrik të vitit 2017. Më 25 gusht të këtij viti, Senatori dhe ish-kandidati për president ka ndërruar jetë.
Koha mesatare e mbijetesës nga diagnoza është vetëm 15 deri 16 muaj – dhe për shumë pacientë, është më e shkurtër.
Njëra nga arsyet se pse glioblastoma është kaq vdekjeprurëse dhe aq e shpejtë, është trajtimi i vështirë i saj. Dhe glioblastoma është e vështirë për disa arsye.
Tumoret e glioblastomës përmbajnë turma. Pjesë të ndryshme të sëmundjes kanë profile shumë të ndryshme dhe nxiten nga mutacione të ndryshme gjenetike, kështu që trajtimi që mban rritjen e një pjese të tumorit në krah mund të mos bëjë asgjë për pjesën tjetër – ose disa pjesë.
Kjo sëmundje tashmë është shpesh në fazat e saj të vonshme nga koha kur diagnostikohet dhe skanimet e trurit nuk janë mënyra më e mirë e përcjelljes se si sëmundja po përhapet dhe rritet.
Rezultati është se doktorët nuk e dinë saktësisht se çfarë apo ku ta kërkojnë atë dhe kanceri shpesh është një hap ose disa para përcjelljes dhe trajtimeve të tyre.