Studiues kanadezë pretendojnë, se hashashi si bimë shëruese me gjasë të mbron edhe nga korona. Rezutatet e tyre janë pjesë e një studimi për përdorimin e “cannabis” në trajtimin e kancerit dhe sëmundjes Morbus Crohn.
Në luftën për gjetjen e një vaksine apo ilaçi kundër virusit SARS-CoV-2, studiuesit nuk ndjekin vetëm rrugë tradicionale. Ata kanë pasur në fokus edhe një kandidat ekzistues, Remdesivir, i zhvilluar për trajtimin e Ebolës.
Kurse në Gjermani vazhdojnë studimet klinike për një vaksinë kundër koronës me një kandidat që u zhvillua për imunologjinë në luftimin e kancerit. Ndërsa një studim i fundit francez jep të dhëna, se nikotina, që thithet si kalim kohe e shpesh me rrezikun e vdekjes, mund të të mbrojë nga virusi i ri.
I NGJAJSHËM
ULJE E RASTEVE ME COVID-19 SI ASNJËHERË MË PARË NË SHQIPËRI
Tani vjen nga Kanadaja lajmi shkencor, se substanca të caktuara të drogës psikoaktive, hashash (Cannabis) mund të rrisin aftësinë mbrojtëse të qelizave ndaj virusit korona.
Nëse studimi verifikohet, atëherë Cannanis mund të ketë efekt të përafërt si nikotina. „Rezultat për COVID rrjedhin nga studime të tjera për artritin, Morbus Crohn, dhe kancerin”, thotë Dr. Igor Kovalchuck, profesor për shkencat biologjike në Universitetin Lethbridge në një E-Mail për Deutsche Welle.
Bllokim i pikave të ngjitjes tek qeliza
Si tek supozimi për efektin e nikotës ndaj virusit korona, studiuesit janë të mendimit, se disa substanca të hashashit zvogëlojnë aftësinë e virusit të prekë qelizat e mushkërisë, ku ai ngjitet, shumohet e përhapet pastaj. Në një artikull jo të verifikuar ende nga kolegët studiues (“peer review”) të publikuar në preprints.org, Kovalchuk dhe studiues të tjerë shkruajnë, se njësitë mikrobiologjike me bazë hashashi të zhvilluara prej tyre pengojnë futjen e virusit në trupin e njeriut. Virusi i koronës ka nevoje për një “receptor” për të depërtuar tek qeliza “bujtëse” njerëzore. Ky receptor njihet si “encym II konvertues angiotensin” ose shkurt ACE2.
Sipas studiuesve, ACE2 gjendet në gojë, mukozën e hundës, veshka, në sistemin e stomakut dhe zorrëve. Ata thonë, se kanabiodët e ndryshojnë nivelin e ACE2-t në këto”Gateways”-porta. Organizmi si „bujtës” virusesh do të ishte në këtë rast më pak i cënueshëm dhe i ndjeshëm ndaj këtij virusi. Parimisht kjo redukton rrezikun e infeksionit. „Nëse nuk ka ACE2 në inde, virusi nuk hyn dot”, shpjegon profesori Kovalchuck.
Nuk mjafton kanabisi në vazo shtëpiake
Mjaft mjekë i japin vlera kanabisit në trajtimin e një sërë sëmundjesh. Nga vjellja tek demenca. Por kanabisi mjekësor nuk është i njëjti, me atë që shumë vetë e përdorin si dëfrim duke e mbjellë në kopshtin e tyre. Këto lloje kanabisi me efekt droge janë të njohura për përmbajtjen e substancës Tetrahydrocannabinol (THC), lënda më e rëndësishme psikoaktive.
Studiuesit e vendosur në Alberta janë specializuar për mikrobiologjinë e Cannabis sativa me një përmbajtje të lartë të Cannabinoid Cannabidiol (CBD) me efekt antiinflamativ. Një nga lëndët kryesore në hashash. Studiuesit kanadezë kanë zhvilluar më shumë se 800 lloje të tjera të varianteve të Cannabis sativa me vlera të larta CBD-je, prej tyre kanë identifikuar 13 ekstrakte, që sipas tyre, ndryshojnë vlerat e ACE-2 në „portat” qelizore të njeriut.
Pak para pak dije
Dr. Igor Kovalchuck së bashku me Dr. Darryl Hudson, drejton edhe një firmë të bioteknologjisë. Inplanta Biotechnology. Edhe në këtë institut kanadez studiohet efekti i kanabioideve. Por financimi është „ende i vështirë”, thotë Kovalchuk.
Kështu është edhe në vende të tjera. Disa studiues në Britaninë e Madhe thonë, se në opinionin publik dhe politika ka përfytyrime të gabuara për kanabisin mjekësor. Përveç kësaj mjekët kanë frikë, se njerëzit bëhen të varur apo përpiqen të trajtohen vetë, duke përdorur çdo lloj kanabisi që gjejnë.
Ka rëndësi që të ketë qartësi për informacione dhe të shmanget dëshira për sensacion. „Për shkak të ndjeshmërisë socio-politike të konsumit të kanabisit, studiuesit duhet të jenë shumë kujdesshëm në shpërndarjen e rezultateve të tyre”, thotë Chris Albertyn, drejtues i ekipit studimor të „King’s College” Londër.
Sipas tij studimi aktual nga Kanadaja ka zbuluar një mekanizëm të efektshëm për terapi, por që „duhet vlerësuar në studime klinike të konceptuara mirë e të qëndrueshme para se të bëhen konkluzione me bazë klinike”, thotë Albertyn.
Por pa mbështetje të mjaftueshme financiare, shkenca nuk do të arrijë të ketë dijen e duhur mbi kanabidiolin. „Të paktën tani ka një interes të gjerë”, thotë Kovalchuk për Deutsche Wellen.
Ai ka besim, se në këtë drejtim do të ketë ndryshime në të ardhmen. Vetë Kovalchuk dhe studiuesit e tjera pranojnë, se rezultatet e studimeve të tyre duhet t’i nënshtrohen një verifikimi të gjerë. Por ata shtojnë, se kanabidiol mund të jetë një „shtojcë e sigurt” në trajtimin e COVID-19. Një shtojcë pra, krahas metodave të tjera të trajtimit.