A infektohemi me Covid-19 përmes bizhuterive që mbajmë në duar?

0
Gjigandi

Këto janë pyetjet në mendjen e të gjithëve në çdo moment të caktuar të ditës, në këtë situatë të pazakontë që po jetojmë: Kur i lava duart për herë të fundit? A është koha që t’i laj prapë? A jam duke përdorur llojin e duhur të sapunit?

Ndërsa po kalojmë më shumë kohë përpara lavamanit se sa duke bërë një jetë normale, ka disa gjëra që duhen marrë parasysh përveç ruajtjes së higjenës së mirë.

Nëse mbajtja e bizhuterive është pjesë e rutinës suaj të përditshme, mund të pyesni veten nëse duhet t’i mbani ato në këtë periudhë pandemie për shkak të koronavirusit!

Lucy Wilson, një profesore në departamentin e shërbimeve shëndetësore të urgjencës në Universitetin e Maryland Baltimore County, i tha HuffPost se ndërsa ende nuk dihet shumë për koronavirusin e ri, bazuar në informacionin mbi viruset në përgjithësi, do të ishte “e arsyeshme të supozohet se virusi mund të gjendet në çdo lloj bizhuterie”.

“Këshillat kryesore janë mbajtja e duarve të pastra dhe mos prekja e fytyrës tuaj”, tha ajo. “Nëse i lani duart shumë më tepër dhe vendosni unaza, mund t’ju acarohet lëkura. Pra, nuk është një ide e keqe që t’i hiqni ato, nëse përpiqesh të jesh vërtet i kujdesshëm”.

RonaTyra

“Nëse unazat janë të ndotura dhe i rivendosni ato përsëri pas larjes së duarve, do t’i rikontaminoni duart tuaja”, tha Wilson. “Nëse nuk do të dezinfektoni unazat tuaja, nuk duhet t’i hiqni ato dhe t’i vendosni përsëri”.

Historiania e bizhuterive Elizabeth Doyle, e cila ka në pronësi dyqanin e bizhuterive antike Doyle dhe Doyle në New York, ndau një pasqyrë rreth asaj se cilat materiale thjesht nuk mund të mbahen në duar gjatë kësaj periudhe ku sterilizimi dhe alkooli bëjnë të vetën. “Alkooli mund t’i thajë gurët e çmuar dhe të çojë në dëmtim sipërfaqësor ose plasaritje. Sterilizuesi i duarve gjithashtu nuk është i sigurt në gurë porozë si opali ose bruzi. Kur dyshoni, është gjithmonë më mirë t’i hiqni bizhuteritë para se të lani duart”.

“Unazat e vendosura mund të mbledhin locion ose mbeturina pas gurëve”, tha Doyle. “Është e rëndësishme ta mbani këtë zonë të pastër për shumë arsye. Ky grumbullim mund të jetë një vend kryesor për të mbledhur bakteret, gjë që mund të çojë në acarime të lëkurës. Dhe grumbullimi i mbeturinave në një xhevahir mund të çojë në acarim ose krijim të gungave, që mund të bëhen shkak për transmetimin e virusit”, theksojnë ekspertët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu