5 arsyet pse nuk duhet të vishni reçipeta

0
Gjigandi

Nga varja e gjinjve, acarimi i lëkurës dhe vijat që shkaktojnë në trup, reçipetat nuk janë aq të rehatshme sa duken. Pavarësisht se ju mund t’i blini shumë të shtrenjta, ato gjithsesi ju shqetësojnë. Më poshtë do t’ju japim disa arsye pse është më mirë të mos vishni reçipeta (jo gjithmonë kuptohet).

Jo djersë poshtë reçipetave

Ditët e nxehta janë të këndshme derisa filloni të ndjeni atë djersën e pakëndshme nën gji. Në këtë rast, veshja e reçipetave mund ta përkeqësojë situatën.

Mund t’ju ndihmojë gjithashtu në pastrimin e lëkurës

Nëse lejoni që papërstëria dhe djersa nën reçipeta të bashkohen, mund të rrezikoni një infeksion ose puçrra. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë ditëve të nxehta kur djersiteni më shumë se zakonisht. Nëse i hiqni reçipetat, shpëtoni nga bakteret që i shkaktojnë ato.

RonaTyra

Ndihmon formën natyrale të gjoksit

Edhe pse ne veshim reçipeta për të mbështetur gjinjtë tanë, ato nuk luajnë një rol kaq të dobishëm në planin afatgjatë. Në realitet, reçipetat e ulin gjoksin, sipas një studimi. Pra, heqja e reçipetave, do të jetë e dobishme për shëndetin dhe bukurinë.

Forcon gjinjtë

Duke qenë të lirë nga mbështetja artificiale, gjinjtë janë të lirë të zhvillojnë indet e tyre të muskujve! Kjo do të thotë se ata nuk kanë nevojë për mbështetje tjetër.

Ju kursen para

Shumica e reçipetave janë të shtrenjta. Reçipetat në modë nga markat e njohura janë edhe më të kushtueshme. Prandaj, nëse nuk i bleni kurseni para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu