Zgjidhni problemin me rinitin alergjik: Bëni ilaç kundër teshtitjes

0
Gjigandi

Ju rekomandojmë që të provoni edhe “ilaçin” natyror

Nëse keni e atë “fat” që gjatë ditëve të bukura pranverore, me gjithë peripecitë të cilat na ka sjellë coronavirusi, t’ju mundojë edhe alergjia ndaj polenit dhe lulëzimit të natyrës, me siguri e dini se si të përballeni me teshtitjen e mërzitshme.

Me ilaçet të cilat i pini edhe vitaminat për forcim të imunitetit, ju rekomandojmë që të provoni edhe “ilaçin” natyror.

Bëni shumë shpejt dhe thjesht shurup nga rrika.

Një pjesë rrike të freskët me aromë jashtëzakonisht të fortë grijeni në rende, pastaj qitni një gotë ujë të nxehtë në të cilin më parë keni tretur një lugë të vogël mjaltë. Është me rëndësi që ta përzieni mirë tretjen dhe shurupi është i gatshëm.

Kjo është doza për një përdorim, ndërsa është e nevojshme që të bëni dy ose më mirë edhe tri herë në ditë dhe ta pini nga një gllënjkë. Assesi të gjithën, përnjëherë, sepse efekti i dëshiruar do të mungojë.

Me pirje të ngadalshme, aroma e rrikës dhe të gjithë përbërësit shërues të cilët i ka, do t’jua ndërpresin teshtitjen dhe do t’ju ndihmojnë që më lehtë të merrni frymë.

Rrika është bimë shumëvjeçare me gjethe të gjelbra, rrënjë të bardhë dhe shije të fortë. Ka prejardhje nga Mesdheu dhe Azia. Në ushqim në rastet më të shpeshta përdoret rrënja e rrikës, por shpeshherë të shijshme janë edhe gjethet e reja të bimës.

Shkaku i përbërjes së saj me (vitamina C, kalium, vitamina B1, vitamina B6, hekur, kalcium, vitamina B2, magnez, fosfor…) rrika është shumë e dobishme edhe si ilaç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu