Gjykata e Apelit e Bolonjës konfirmoi dënimin me 30 vjet burgim për shqiptarin Xhevdet Mehmeti, 58 vjeç, i cili goditi me thikë gruan e tij, Elsa Terziu.
Krimi i rëndë ndodhi në banesën e familjes në Viale Dante në Piacenza.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Valter Giovannini në aktakuzën e tij, kërkoi konfirmimin e dënimit të shkallës së parë duke iu referuar “tërbimit të veçantë për gruan e tij, e cila më shumë se një herë u kishte treguar fëmijëve frikë se mos u vriste“.
Çifti shqiptar, prindër të dy fëmijëve kishte pasur probleme edhe më parë.
Në momentin e ngjarjes, një nga fëmijët ishte në shtëpi duke lajmëruar policinë.
“Rreth orës 4 pasdite isha në shtëpi dhe dëgjoja vetëm ulërima“, tha një nga fqinjët për krimin e ndodhur.
Kjo është historia e një fqinji të raportuar menjëherë pas krimit 27 majin e vitit 2018.