“Ka të shtëna me armë zjarri”- Telefonata anonime alarmon policinë

0
“Ka të shtëna me armë zjarri”- Telefonata anonime alarmon policinë
Gjigandi

Policia e Vlorës ka marrë një telefonat, sipas të cilës në lagjen “Pavarësia” ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Një alarm i rrëmë nga një qytetar ka alarmuar policinë e Vlorës. Me anë të një njoftimi, blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se menjëherë sapo kanë marrë njoftimin kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ka rezultuar se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe as persona të plagosur.

“Më datë 25.03.2022, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se telefonata ishte e rreme”

, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë

RonaTyra

Në lidhje me një lajm të publikuar në  rrjetet sociale ku aludohet se në qytetin e Vlorës ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe është plagosur një shtetas,  ju sqarojmë se:

Më datë 25.03.2022, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se telefonata ishte e rreme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë  fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu