Lufta në Ukrainë, Artan Hoxha: Grupet kriminale do i shesin drogë ushtarëve

0
Lufta në Ukrainë, Artan Hoxha: Grupet kriminale do i shesin drogë ushtarëve
Gjigandi

Lufta Rusi-Ukrainë ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, ndërsa këtu nuk bën përjashtim as aktiviteti i grupeve kriminale. Gazetari Artan Hoxha foli për grupin shqiptar të ndaluar pak javë më parë në portin e Odesës në Ukrainë.

“Një grup shqiptarësh pak javë më parë u ndaluan në Portin e Odesës. Të futesh në tregun e Ukrainës duhet të kesh lidhje me organizata kriminale shumë të mëdha. Aty është arrestuar një nga vëllezërit Tanko. Ata janë kapur edhe në Itali për ngjarjen kur u mor peng kryefinancieri i Berlusconit.

Më vonë këto personazhe u shfaqën në Ukrainë. Nuk mund ta bënin shqiptarët një aktivitet kriminal kaq të madh përveçse duke pasur lidhje me Ndraghetën”,

deklaroi ai.

Hoxha tha se në kohë lufte aktiviteti i krimit të organizuar del në plan të dytë duke bërë që ato të kenë terren të lirë për të vepruar.  Ai tha se ata mund të përfitojnë nga situata për të shitur lëndë narkotike edhe brenda radhëve të ushtarëve.

RonaTyra

“Aktiviteti i krimit të organizuar në momente lufte del në plan të dytë. Ata janë të lirë të veprojë nëse gjejnë kanalet dhe rrugët e duhura. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në vitin 2014. Ukraina është një vend më i madh edhe se Franca. Vetëm Kievi ka 3.5 mln banorë. Prandaj diskutohet që ai karvani i gjatë që po i afrohet Kievit do të përballet me një gjë jo të lehtë.

Ky konflikt për krimin e organizuar është një oaz për të rritur përfitimet qoftë edhe duke shitur narkotikë brenda radhëve të ushtrisë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Jemi vetëm në ditët e para të konfliktit”,

tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu