Aktorja e njohur shtatzënë për herë të parë

0
Gjigandi

Çifti i njohur i showbizit, Joe Jonas dhe Sophie Turner janë fotografuar teksa bënin një shëtitje në lagjen e tyre në Los Angeles.

Prej një kohe të gjatë, në mediat rozë është folur për një shtatzëni të mundshme të Sophie, por dyshja nuk ka patur asnjë reagim në lidhje më këtë fakt.

Por në fotot e fundit të publikuara bie në sy barku i rrumbullakosur i Sophie, çka konfirmon edhe njëherë zërat, se aktorja është në pritje të ëmbël.

Në fillim të këtij muaji, Jonas dhe Turner festuan përvjetorin e tyre të martesës dhe gjatë izolimit kanë qenë mjaft aktivë me postime për fansat e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu