Vitamina D ndikon në shëndetin mendor

0
Gjigandi

Njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës D kanë mundësi më të mëdha që të përjetojnë depresion apo psikozë.

Në revistën “Schizophrenia Research”,  hulumtuesit, nga Norvegjia kanë propozuar që vitamina D të përdoret për të trajtuar pacientët me probleme depresioni apo psikoza.

Sidoqoftë, ende janë duke u kryer studime më të hollësishme rreth efektit të vitaminës D në tru. Megjithatë, mungesa e rrezeve të diellit gjithmonë është ndërlidhur me depresionin në përgjithësi.

Vitamina D gjendet në ushqimet si salmon, qumësht, vezë, kërpudha, peshku ton,lëngu i portokallit, gjizë pa kripë dhe të tjera.

Kush është në rrezik të mungesës së vitaminës D?

RonaTyra

1. Të gjitha femrat që japin qumësht gjiri.
2. Bebet dhe fëmijët nga 6 muajsh në 5 vjeç.
3. Bebet e vogla që marrin ushqim nga gjiri i nënës.
4. Të moshuarit nga mosha 65 vjeç e më sipër.
5. Personat që kanë një ngjyrë më të errët lëkure.
6. Personat që nuk ekspozohen shumë ndaj diellit.

Gjatë kohës së dimrit, kur jeni më pak të ekspozuar ndaj diellit, me siguri keni mungesë të vitaminës D. Në konsultim me mjekun tuaj mund të përdorni suplemente shtesë. Është mirë që nga muaji prill deri në muajin shtator të ekspozoheni të paktën 3 orë gjatë ditës në diell, sugjerojnë ekspertët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu