Vaksina e Moderna kundër Covid-19, rezultate inkurajuese në testime

0
Gjigandi

Kompania Moderna zhvilloi disa studime laboratorike të vaksinës së saj për COVID-19 tek minjtë, duke marrë siguri më të lartë se nuk do të rritet rreziku i shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë dhe gjithashtu se një dozë mund të jetë e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje ndaj koronavirusit të ri.

Studimet e mëparshme mbi një vaksinë për SARS – një virus i të njëjtës familje me virusin e ri që shkakton COVID-19 – sugjeruan se vaksinat kundër këtij lloji të virusit mund të kenë efektin e paqëllimtë të shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë kur personi i vaksinuar është ekspozuar më vonë ndaj patogjenit, veçanërisht te individët të cilët nuk prodhojnë një përgjigje imune të mjaftueshme. Shkencëtarët e kanë parë këtë rrezik si një pengesë që duhej tejkaluar përpara se vaksinat të mund të testohen në mënyrë të sigurtë në mijëra njerëz të shëndetshëm.

Ndërsa të dhënat e lëshuara nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe kompania Moderna ofruan disa siguri, studimet nuk i përgjigjen plotësisht pyetjes. Vaksina e kompanisë Moderna është në fazën e testimit tek vullnetarë të shëndetshëm. Kompania tha të enjten se planifikon të fillojë në korrik provat e fazës së fundit që do të përfshijë 30’000 njerëz.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu