Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon Kur zgjoheni në mëngjes, a ndiheni të lodhur dhe pa energji? Nëse përgjigjia është po, atëherë jeni në vendin e duhur për të zbuluar se si të keni më shumë gjallëri. Sekreti qëndron tek këto dy ushqime fanastike.
Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht. Nuk do të hiqni dorë prej saj është e sigurt. Shqipëria ëshë një vend i bekuar me vajin më të mirë të ullirit dhe agrumet më të mira që mund të provoni në jetë.
Ky artikull do t’ju tregojë kombinimin e duhur të vajit të ullirit dhe limonit, i cili do të pastrojë organizmin tuaj nga të gjitha toksinat e dëmshme. Në mëngjes do të ndiheni të rifreskuar dhe plot energji. Kjo formulë magjike është përdorur në mbarë botën që në lashtësi. Qytetërime të shumta besonin tek kjo përzierje dhe aftësitë e këtyre dy produkteve për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore.
Vlerat Shëndetësore
Të gjithë e dimë që vaji i ullirit është gurthemeli i dietës Mesdhetare. Vaji i ullirit, sipas kërkimeve, ofron acidet yndyrore që na mundësojnë të luftojmë kolesterolin e keq. Për më tepër, ai është një instrument i fortë për të larguar toksinat nga organizmi. Jo më kot Grekët dhe Romakët e lashtë e thërrisnin vajin e ullirit: “lëngu i artë.”
Vaji i ullirit duhet të jetë një pjesë domethënëse e ushqimit të përditshëm. Kur vjen puna tek limoni, na duhet të pranojmë që ai është një nga frutat më të shëndetshme. Limoni është i mbushur me elementë të shëndetshëm, vitamina dhe antioksidantë. Kur përzihen së bashku këto dy përbërës, ato transformohen në një lëng me fuqi të jashtëzakonshme që mund të trajtojë dhe parandalojë probleme të tilla si:
Shmang konstipacionin
Ekspertët thonë që nëse kombinoni vajin e ullirit me lëngun e limonit, do të përfitoni një lubrifikant natyral që do të zbusë mukusin tretës dhe të aktivizojë funksionet e mëlçisë dhe fshikëzës. Kjo kurë kaq e thjeshtë por shumë efikase mbron organizmin, duke aktivizuar antioksidantët që largojnë toksinat, pastrojnë trupin dhe kujdesen për të. Të gjitha këto proçese aktivizojnë tretjen dhe zbrapsin substancat e këqija nga trupi.
Mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
Të gjithë e dimë që vaji i ullirit është i mbushur me acide yndyrore që janë shumë të rëndësishëm për t’i dhënë shtysë pozitive të gjithë organeve dhe për të larguar kolesterolin e keq. Vaji i ullirit dhe limoni kanë gjithashtu fuqi të panumërta shëruese, të cilat shërbejnë më së miri kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Lufton reumatizmën
Ky kombinim i fuqishëm ka veti anti-inflamatore. Nëse e konsumoni këtë lëng çdo ditë në mëngjes me stomakun bosh, do të zbusni dhimbjet e kyçeve.
Ekuilibron funksionet e fshikëzës së mëlçisë dhe tëmthit
Ekspertët thonë që nëse e konsumoni këtë përzjerje në mëngjes, do të shmangni krijimin e gurëve në tëmth. Përpiquni të pini vaj ulliri, limon dhe ujë përpara se të hani mëngjes dhe në këtë mënyrë do të pastroni fshikëzën e tëmthit, mëlçinë dhe veshkat.