Të nuhasësh limon të bënë të ndihesh më i hollë

0
Gjigandi

Të nuhasësh një limon mund t’iu bëjë të ndiheni më i hollë, ndërsa të nuhasësh aromën e vaniljes mund ta ketë efektin e kundërt, shkruan Dailymail.

Në një studim të bërë, pjesëmarrësit, që kanë nuhatur limon kanë raportuar se i ka bërë të ndihen më të hollë, kurse ata që kanë nuhatur vanilje e kanë pasur efektin e kundërt.

Pas këtij eksperimenti, shkencëtarët besojnë se aromat e ndryshme mund të ndikojnë në mënyrën se si njerëzit e shohin veten e tyre. Gjithashtu ata kanë thënë se këto gjetje janë shumë premtuese për gjetjen e trajtimeve të reja për pacientët, që vuajnë nga problemet me peshën dhe çrregullimet e ngrënies.

Sipas raporteve, 30 milion njerëz vetëm në ShBA vuajnë nga këto lloj çrregullimesh.

“Perceptimi i trurit për pamjen e jashtme ndërron vazhdimisht dhe ndikohet nga faktorët e jashtëm. Studimi jonë ka treguar se si shqisa e nuhatjes mund të ndikojë në këtë perceptim”, tha Giada Brianza, autore e këtij studimi.

RonaTyra

Edhe studimet e kaluara kanë treguar për ndikimin, që shqisat kanë në emocionet tona, duke filluar nga shijet që të bëjnë të qetësohesh, të kënaqësh apo të jesh më energjik.

Këto gjetje janë prezantuar në “International Conference on Human Interaction”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu