Studimi i ri: Ja sa qëndron në sipërfaqe Covid-19

0
Gjigandi

Në sipërfaqe të tilla si doreza, enët prej qelqi, ekranet e smartphonëve, Covid-19 mund të zgjasë minimumi 3 sekonda dhe maksimumi dy minuta.

E gjtiha varet nga nga materiali temperatura dhe lagështia.

Kjo është thënë në studimin e botuar në revistën ‘Physics of Fluids’ të kryera në 6 qytete në kontinentet Amerikë, Azi dhe Australi dhe të kordinuar nga Rajneesh Bhardwaj dhe Amit Agrawal përfaqësues të Insitutit Indian të Teknologjisë në Bombay.

Avullimi i pikave në varësi të lagështirës –  Sapo pikat që mbartin virusin avullojnë studiuesit shpjegojnë se virusi i mbetur shuhet shpejt kështu që mbijetesa dhe transmetimi ndikohen drepërdrejtë nga koha kur pikat mbeten të paprekura. Për këtë studiuesit kanë parë kohën e avullimit të pikave të pështymës në sipërfaqe në qytete si New Yourk, Los Angeles, Miami, Sidney dhe Singapor të cilat kanë nivel të ndryshme temperature dhe lagështie.

Mbijetesa e virusit nga temperatura – Temperatura e lartë e ambientit bën që pikat të thahen më shpejt duke zvogëluar në mënyrë drastike shanset për mbijetese të virusit. Në vende më lagështirë më të lartë pikat mbeten më gjatë në sipërfaqe dhe sipas studiuesve shanset për mbijetesë të virusit rriten. Për shembull hulumtimi shyqrton kohën e tharjes së një pike në një ambient të mbyllur me ajër të kondicionuar në 25 gradë dhe në një mjedis të jashtëm në 40 gradë.

RonaTyra

Çfarë ndodh në 25 dhe 40 gradë – Në 25 gradë koha e avullimit për pikat e vogla është 6 sekonda, ndërsa për pikat më të mëdha rritet në 27 sekonda. Në 40 gradë koha e avullimit zvogëlohet  me 50%.

Problemi i rritjes së lagështisë – Koha e avullimit të një pikeje rritet pothuajse 7 herë me rritjen e lagështisë nga 10% në 90% duke u bërë 2 minuta për pikat më të mëdha në kushte të lagështisë së lartë. Si pasojë sipas studiusve ky mund të jetë një problem me rritjen e lagështisë në zonat bregdetare gjatë verës dhe në vendet e Azisë midis korrikut dhe shtatorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu